

Si ndërtohet një panel automatizimi industrial? Cilët janë komponentet më të përdorur brenda tij? Ku vendoset PLC në këtë lloj paneli dhe ku janë blloqet e terminaleve (morsetat)?
Panele elektrike në automatizimin industrial.
Kur bëhet fjalë për automatizimin industrial, panelet elektrike luajnë një rol themelor, sepse pa panele elektrike do të ishte e pamundur të kontrollohej automatikisht një proces, dhe jo vetëm kaq, shpërndarja e energjisë në makineritë e ndryshme dhe panelet e automatizimit kërkon edhe panelet elektrike.
Paneli elektrik i automatizimit dhe komponentët e jashtëm.
Përpara se të thellohemi në llojet e pajisjeve që gjenden brenda panelit të automatizimit industrial, le të hedhim një vështrim në pjesën e jashtme të tij, zakonisht të përbërë nga një strukturë e bërë me material metalik të lëmuar ose të lyer.
Këtu në imazhin tjetër është dera e pëparme klasike e një paneli elektrik automatizimi.

Siç e shohim në figurën e mësipërme, tashmë në derën e panelit janë montuar disa elementë si butona, çelesa përzgjëdhës dhe drita treguese; Natyrisht, butoni i emergjencës është pothuajse gjithmonë i pranishëm në të njëjtën derë, i kuq me një disk të verdhë në sfond. Ky buton të këtë dhe një strukturë mbrojtëse e cila shërben për mbrojtjen nga shtypjet aksidentale, si në figurën më poshtë.

Në derën e panelit kemi edhe një panel HMI për kontrollin dhe funksionimin e makinerive.
Komponenti i parë që shohim në derën e panelit të automatizimit është çelësi kryesor (i zi) i cili shërben për çkyçjen e tensionit në të gjitha pajisjet brenda panelit. Ky çelës ka aftësinë të kyçet me dry kur fiket; në këtë mënyrë nëse në sistem duhet të kryhet mirëmbajtje, mund të jemi të sigurt se askush nuk do të ndezë panelin dhe do të vërë në rrezik.
Kur çelësi kryesor kyçet (bëhet ndezja), dera zakonisht bllokohet dhe nuk mund të hapet; mund të hapet vetëm në rastet kur përdorni një mjet për të zhbllokuar çelësin i cili ka një mekanizëm të veçantë.
Në pjesën e jashtme të panelit mund të gjejmë gjithashtu pajisje si ventilatorë që lejojnë qarkullojnë ajrin brenda panelit, pra ajri i jashtëm të thithet nga ventilatori dhe ajri i nxehtë shtyhet për të dalë prej panelit.
Gjithashtu në derën e panelit, gjejmë butona dhe llamba, të cilat janë paraqitur në foton e mëposhtme.

Në figurën e mësipërme, duke filluar nga lart majtas kemi një buton blu (pushbutton) që shërben për të fikur alarmin akustik dhe një buton të verdhë reset për të bërë reset alarmet aktive. Në qendër ka një llambë sinjalizuese të verdhë që ndizet kur çdo alarm është i pranishëm në sistem.
Pajisja e alarmit vizual dhe zanor, e cila zakonisht ka formën e një kolone, mund të montohet mbi panel ose në makineri.
Butoni i kuq (STOP) është një buton që ndalon ciklet automatike pa pasur nevojë të shtypni butonin e emergjencës, le të themi se përdoret për të bërë një ndalesë të përgjithshme “soft” të ciklit të makinerisë apo linjës.
Në rreshtin e poshtëm, duke filluar nga e majta kemi llambën e bardhë sinjalizuese të pranisë së tensionit, atë të kuqe në rastet kur shtypet emergjenca dhe butonin e emergjencës që përmendëm në fillim. Pasi të jetë rivendosur emergjenca, pra makineria të kthehet në gjendje normale dhe të sigurtë për punë, është e nevojshme të shtypni butonin e verdhë që ndodhet në të djathtë të butonit të emergjencës.
Mund të ketë sinjale të tjera në derën e panelit, si në këtë rast llampa sinjalizuese e alarmit të termostatit (afër çelësit kryesor).
Komponentët brenda panelit të automatizimit: çelësi kryesor dhe pjesa e ushqimit.
Më parë shpjeguam komponentët përbërës të montuar në derën e jashtme të panelit të kontrollit, tashme le të shikojmë me detaje në brendësi të tij.

Brenda panelit të kontrollit gjenden të gjitha pjesët për të kontrolluar furnizimin me energji që do t’i dërgohet pajisjeve, pajisjet e kontrollit (kontaktorë, rele, termostatë), PLC (kur është i pranishëm), blloqet e terminaleve (morseteria) dhe komponentë të tjerë përbërës që varen nga aplikimi i panelit të kontrollit.
Siç mund ta shihni në imazhin e mësipërm, paneli ndahet nga katër seksione horizontale të kufizuara nga kanalinat ngjyrë gri të cilat shërbejnë për të kaluar fijet dhe kabllot, pastaj kemi një shirit me blloqe morsetash në fund të panelit.
Blloqet e morsetave në panelin e automatizimit industrial.
Le të fillojmë nga fundi dhe gjejmë blloqet e terminaleve (morsertave) në të cilat lidhen kabllot e llojeve të ndryshme të shërbimeve, dhe në të djathtë ato të furnizimit të motorëve. Mund të shohim se ushqimi me energji i pajiseve kanë një kuti siguresash që lejon të mbrohen daljet e PLC dhe vetë pajisjen nga mbirrymat.
Dy terminalet blu janë rele statike të cilat përdoren për komunikim për të dërguar sinjale në panelet e tjera elektrike të jashtme, ose për të kontrolluar pajisjet me tensione të ndryshme nga ato ndihmëse të panelit.

Çelësi kryesor dhe konaktori i emergjencës.
Në këtë panel elektrik automatizimi gjejmë çelësin kryesor të bardhë me shufrën e tij për dorezën e jashtme dhe bllokimin e derës. Në krah të tij është kontaktori i emergjencës .
Duke vazhduar majtas kemi një seri terminalesh për hyrje dhe dalje rezervë, dhe më tej në terminalet e majtë për lidhjen e përdoruesve; këto të fundit kanë gjithashtu një mbrojtje me siguresë në daljet e PLC.
PLC dhe prizat e shërbimit.
Një nga seksionet e panelit të automatizimit që i intereson më shumë programuesit është ai i dedikuar për PLC, rack dhe modulet e tij. Në imazhin e mëposhtëm, e gjejmë menjëherë sipër seksionit të çelësit kryesor, duke filluar nga e majta.
Në këtë shembull kemi një Siemens PLC nga seria Simatic S7-300, me një rack të vetëm, dhe vërejmë gjithashtu një automat në të cilin janë lidhur vetë PLC dhe paneli HMI i montuar në derën e panelit.
Në anën e djathtë kemi një prizë shërbimi, të kontrolluar nga një automat dhe një diferencial; kjo prizë është e përshtatshme për programuesin që mund ta përdorë atë për laptopin ose çdo gjë tjetër të nevojshme për punën e tij.

Seksioni i qarqeve të kontrollit për motorët.
Në qendër të figurës së mëposhtme, kemi seksionin kushtuar kontrollit . Dy kontaktorë janë montuar në anën e majtë për të kontrolluar dy motorë; komanda e aktivizimit të tyre bëhet nga PLC.
Në anën e djathtë ka dy termostate : njëri kontrollon ventilatorin dhe tjetri menaxhon sinjalizimin në derën e panelit dhe PLC.
Një komponent tjetër themelor i panelit elektrik është kontaktori që aktivizizohet nga butoni reset i alarmit, në shembullin tonë është i pari pranë termostateve (me ngjyrë të bardhë me përzgjedhës rrotullues blu).
Releja që mbyll rreshtin e komponentëve në të djathtë është ajo që kontrollon pajisjen e sinjalizimit akustik të alarmeve.

Seksioni i fuqisë dhe furnizimit.
Në pjesën e sipërme të këtij paneli automatizimi gjejmë duke filluar nga e majta një ushqyes i cili shërben për të transformuar tensionin e furnizimit (220 V) në një tension të vazhdueshëm 24V për të furnizuar plc-në dhe gjithçka me të cilën punon me këtë tension.
Automati pranë bllokut të ushqimit është çelësi i tij, më pas gjejmë pajisjen e verdhë të sigurisë dhe kontaktorët e lidhur me të për të menaxhuar pajisjet ndihmëse të kontrollit.
Ende në të njëjtin seksion, në të djathtë kemi të gjitha siguresat e rrymës për të mbrojtur PLC-në dhe furnizimin me energji të pajisjeve, si dhe bllokun e përbashkët të morsetave që i paraprin blloqeve të morsetave të fuqisë (të mbrojtur me kuti plastike). Nga këto zbara lidhen kabllot që furnizojnë kontaktorët e motorit dhe gjithçka që duhet të furnizohet me rrymë trefazore.
Ky është një shembull praktik i përdorur në sektorin e automatizimit të industrisë.